Burim Ramadani e kupton interesimin e mediave por nuk tregon nëse e detyruan të dorëhiqet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Burim Ramadani e kupton interesimin e mediave por nuk tregon nëse e detyruan të dorëhiqet

    Insajderi
    22 December 2022 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Kosovës për Inteligjencë të mërkurën mbeti pa kryeinspektor. Kjo për faktin se Burim Ramadani publikisht dha dorëheqje nga ky post.

    Dyshime se Ramadani është detyruar të jap dorëheqje ngjalli njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

    I pyetur nga Gazeta Insajderi lidhur me këtë çështje, Ramadani nuk ka pranuar të prononcohet.

    Ai ka thënë shkurt se e kupton interesimin.

    “Faleminderit shumë për kontaktin, besoj që jemi në rregull. E kuptoj interesimim”, ka dekaruar Ramadani teksa ka qeshur me pyetjen.

    Në vend të Ramadanit tani është emëruar, Kujtim Shala. Këtë emërim e ka bërë presidentja, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark