×
Insajderi / Insajderi

“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

Insajderi
02 June 2023 - 22:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar në rrjetin social Facebook, një fotografi nga vizita e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në familjen ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Fotografinë, ku  Ali Ahmeti shihet duke ia ndezur cigaren babait të Hashim Thaçit, Haxhiut, Rama e ka shoqëruar me përshkrimin “BURRA”.

Ndërsa, vetë Ali Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot e ka vizituar “vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës”.

“Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës”.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark