×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Burri i ish-drejtoreshës në Vushtrri, fiton tender 60 mijë eurosh

    Insajderi
    15 March 2024 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Vushtrrisë i ka dhënë tender prej 60 mijë eurosh, bashkëshortit të ish-drejtoreshës së Inspektimeve, Shqiponjë Mikushnica. Kontrata ka të bëj me zërim dhe ndriçim. Enver Mikushnica ka dal i pari në mesin e tre emrave që ofertuan për këtë tender.

    Gazeta Insajderi

    Në tenderin e hapur nga Komuna e Vushtrrisë për “Shërbime me Tenda, Zërim dhe Ndriçim” në garë ishin disa kompani që dhanë ofertat e tyre.

    Kompania që u përzgjodh është ajo e “Enver Mikushnica B.I”, me çmimin e ofertës për njësi 1 mijë e 222 euro.

    Ndërsa u lë anash kompania që kishte çmimin me të ulët prej 746 euro.

    Mikushnica do marrë gjithsej 60 mijë euro për një vit.

    Kjo nuk është hera e parë që bashkëshorti i ish drejtoreshës fiton tender në Vushtrri. Edhe në kohën kur Shqiponjë Mikushnica ishte drejtoreshë, burri i saj kishte fituar tender.

    Në vitin 2022 ai kishte fituar një tender afro 1 mijë euro në rastin e organizimit të ditës se çlirimit për shërbime te zërimit dhe ndriçimit.

    Lidhja e Mikushnicës me pushtetin në Vushtrri

    Shqiponjë Mikushnica, bashkëshortja e Enver Mikushnicës, ishte pjesë e kabinetit të kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idiriz.

    Ajo ishte drejtoreshë e Inspektimeve, ndërsa para një viti ishte liruar nga kjo pozitë.

    Lidhur me ndikimin e mundshëm Insajderi ka pyetur vetë fituesin e tenderit, ai ka mohuar një gjë të tillë.

    “Jo nuk ka pas ndikim, gjithçka ka shku në bazë të procedurave i kam pas dokumentat në rregull nuk është hera parë që fitoi tender”, tha ai.

    Gazeta Insajderi i ka dërguar pyetje edhe Komunës së Vushtrrisë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark