×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Burri i Shkurte Fejzës u godit nga vetura – Policia jep detaje

    Insajderi
    23 February 2024 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Burri i këngëtares, Shkurte Fejza, Hajrush Behluli është goditur sot nga vetura, për rastin janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

    Hajrush Behluli është goditur nga vetura teksa po e kalonte rrugën, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi

    Ai ka bërë me dije se është jashtë rrezikut për jetë.

    “Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”, konfirmoi ai.

    “Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”.

    Bytyqi bën me dije se Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark