×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Burri në Turqi pret me foton e bashkëshortes pranë gërmadhave me shpresën që do të dalë gjallë

    Insajderi
    19 February 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat në vend raportojnë se gruaja e Aşkar-it, i biri 25 vjeç dhe vajza 28 vjeçe u zunë nga gërmadhat e godinës pas tërmetit.

    E bija u shpëtua, turpi i pajetë i të birit u nxor, por bashkëshortja rezulton ende e humbur. Natën e tërmetit ai nuk ndodhej në shtëpi dhe tregon se iu deshën dy orë që të mbërrinte.

    “Kur mbërrita, pashë ndërtesën dhe u trondita. I telefonoja vazhdimisht fëmijët dhe gruan, por nuk mu përgjigjën. Kështu shkoi dita e parë. Të gjitha makinat e banorëve ishin në rrugë dhe e kuptova që askush nuk mund të dilte,” tregon ai.

    Tashmë, Cahiti pret natë e ditë pranë rrënojave me fotografinë e të shoqes në dorë me shpresën se ajo mund të dalë e gjallë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark