×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Shkoi për t’i dërguar ushqim fëmijëve”, një grua rrahet nga ish burri

    Insajderi
    11 April 2023 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.

    Ankuesja ka thënë se derisa ka shkuar te dera e ish bashkëshortit të saj për tu dërguar ushqim fëmijëve të tyre, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.

    Sipas Policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.

    “Viktimia nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, me të po merren organet hetimore”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark