×
  • Sport
  • Sport

    Buzëqeshja iu zhduk shpejt nga fytyra e tij, shihni reagimin e Ibrahimovic pas dy golave të shpejtë të Inter

    Insajderi
    11 May 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ishte shumë i emocionuar dhe i lumtur përpara ndeshjes kundër Interit në Ligën e Kampionëve, por pasi bashkëlojtarët e tij pësuan dy gola të shpejtë, ai u kap nga kamera ku shfaqej tejet i zhgënjyer.

    Ibrahimovic ka zhvilluar një sezon për t’u harruar dhe ndoshta më të keqin në karrierën e tij të pasur dhe pasi kreu një operacion në gju vitin e kaluar dhe ishte jashtë fushës deri në fund të shkurtit të këtij viti, ai luajti vetëm pesë ndeshje dhe pësoi një lëndim tjetër dhe ky sezon është për të i përfunduar.

    Ai ndoqi ndeshjen e shokëve të tij kundër Interit mbrëmë nga tribuna e stadiumit San Siro dhe megjithëse ishte në humor shumë të mirë dhe i emocionuar para fillimit të ndeshjes, kjo ndryshoi në  11 minutat e para pasi shënuan Dzeko dhe Mkhitaryan. Dy gola të shpejtë për Interin.

    Pasi pësuan golin e dytë, kamera është fokusuar menjëherë te Ibrahimovic dhe reagimi i tij ishte padyshim ai se si ndiheshin të gjithë tifozët e Milanit në botë.

    Ai kapi kokën, dukej se e kishte të vështirë të shikonte nga fusha dhe se nuk mund ta besonte se çfarë makthi patën shokët e tij në fillim të lojës.

    Në fund, Interi fitoi 2-0 dhe bëri një hap të madh drejt finales së Champions League. Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme, ndërsa këtë herë mikpritës do të jetë Interi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark