Insajderi
Lajme

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Haxhiu: Mirëpresim diskutimin pas opinionit të Venecias

Insajderi
07 July 2022 - 12:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Haxhiu: Mirëpresim diskutimin pas opinionit të Venecias
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ajo tha se është i mirëpritur diskutimi në lidhje me të, tani që Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin për të.

“Ne si Ministri e Drejtësisë dhe si Qeveri e mirëpresim diskutimin pas opinionit të Venecias. Raportuesit janë fokusuar në fusha për ndryshime. Në opinion e komisionit ky projektligj është iniciativë e ministrisë së Drejtësisë. Ky aspekt është i rëndësishëm për Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu një projektligj i tillë është i pranueshëm nëse pranohet nga mekanizma të pavarur. Komisioni kërkon garanci të forta për t’i mundësuar byrosë t’i rezistojë çdo presioni politik. Besoj që të fokusohemi që të implementohet legjislacioni penal. Unë shpreh zotimin që jemi të pajtimit me rekomandimet që ka dhënë komisioni i Venecias për Byronë Shtetërore ta adresojmë”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark