×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Bytyqi për Kodin Civil: Nuk dua që nesër fëmija im të më thotë ti e ke votu, pse po ma ndalon këtë të drejtë

    Insajderi
    22 February 2023 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka treguar pse si parti janë deklaruar kundër Projekt-Kodit Civil, i cili parasheh lejimin e martesës mes gjinisë së njëjtë.

    Bytyqi është shprehur kategorikisht për votën kundër kurdo që ky projektligj sillet në Kuvendin e Kosovës.

    Asnjëherë nuk do ta ndryshojmë qëndrimin përderisa vjen prapë Kodi Civil i njëjtë, kurdo që të vjen ne prapë do të votojmë kundër si grup parlamentar, arsyeja pse kemi dalë kundër është e drejt e secilit të mendoj e veprojë ashtu siç mendo ai, mirëpo ne si grup parlamentar jemi darkodu që të dalim kundër Kodit Civil. Përderisa jetojmë me familje tradicionale nuk mendoj që është në rregull sepse nuk është koha që ta votojmë një Kod Civil”, ka deklaruar ajo për Insajderin.

    Ajo ka thënë se nuk do të votojë për Kodin Civil për arsye se nuk do që sipas saj fëmijët të devijojnë e që nesër vet fëmija i saj t’i thotë pse ma ndalon këtë drejt.

    Është e drejt e secilit të mendoj dhe veprojë ndryshe përderisa unë jam deputete e këtij vendi unë jam pjesë e atyre që ma kanë besu votën, njerëzit ma kanë besuar këtë punë që unë di ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj për këtë arsye jam kundër Kodit Civil sepse përderisa ne krijojmë familje dhe fëmijët tanë të mos devijojnë pavarësisht ne nuk ti ndalojmë nëse janë asaj rruge, mirëpo nuk dua që nesër fëmija im të më thotë, ti vet e ke votu Kodin Civil pse mua ma ndalon këtë të drejt”, ka deklaruar deputetja.

    “Kështu që kjo është e drejt e imja që të mundohemi të qasemi në mënyrë sa më të drejt për fëmijët tanë. T’ia lejojmë jetën ashtu siç është krijuar jeta”, u shpreh ajo.

    Kujtojmë që i gjithë grupi parlamentar i AAK-së ka votuar kundër Kodit Civil. Votën kundër e dhanë edhe 14 deputetë të LVV, një deputet i PDK-së si dhe deputetë e komunitetit jo-shumicë.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark