×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Çadra e Gadafit”, Mullhaxha-Kollçaku i del në mbrojtje Kusari-Lilës

    Insajderi
    16 February 2023 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, i ka dal në mbrojtje Mimoza Kusarit e cila u quajt “Çadër e Gadafit” për plotë gjashtë herë nga Haki Abazi.

    Kollçaku ka reaguar duke thënë se gjuha fyese dhe seksiste ndaj grave gjithnjë është e papranueshme dhe ka shtuar që të ndalohet fushata denigruese ndaj grave në politikë.

    Postimi i plotë i Fatmire Mulhaxha Kollçakut:

    “Gjuha fyese dhe seksiste e përdorur ndaj grave gjithnjë është e paranueshme.

    Gratë në politikë, pa dallim, janë të gatshme për përballje në një betejë të barabartë politike.

    #Stop fushatës denigruese, kaq prezente këto ditë ndaj grave në politikë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark