×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Caktohet një muaj paraburgim për tre serbët e dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile

    Insajderi
    21 September 2023 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë të mërkurën se i ka arrestuar tre persona të komunitetit serb, nën dyshimet për kryerje të “krimeve të luftës kundër popullsisë civile”.

    Ndërsa sot i është caktuar nga një muaj paraburgim u të arrestuarve dje

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    Ajo tha se pak më parë ka përfunduar seanca ndaj të dyshuarve.

    Për arrestimin e tre serbëve dje njoftuan Prokuroria Speciale në një komunikatë të përbashkët me Policinë e Kosovës.

    “Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët  të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhej në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark