×
  • Sport
  • Sport

    Caktohet vendi ku do zhvillohet ndeshja Ukrainë-Kosovë

    Insajderi
    12 August 2016 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballafaqimi Ukrainë-Kosovë në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2017 më 14 shtator do të zhvillohet në Vilnius të Lituanisë, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës, raporton Insajderi.

    Për shkak se Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe me këtë rast edhe pasaportën e Republikës së Kosovës, Federata e Basketbollit e Ukrainës nuk ka arritur t’i sigurojë hyrje Kombëtares sonë për në vendin e tyre dhe pas konsultimit tripalësh, në mes Federatës së Ukrainës, FIBA-s dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës është arritur marrëveshja që ndeshja të luhet në Vilnius të Lituanisë.

    Ndërkaq ndeshja e parë në mes këtyre dy kombëtareve ashtu siç është paraparë ditë më parë nga FBK do të zhvillohet në palestrën “Minatori” të Mitrovicës më 3 shtator. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark