Hakan Calhanoglu nuk do të jetë në dispozicion të Inzaghit ndeshjen e nesër mbrëmas kudnër Real Sociedad, e vlefshme për grupet e Champions League. Turku pësoi një tendosje muskulore stërvitjen e sotme dhe kështu drejtuesit nuk do ta rrezikojnë.
Mediat italiane tashmë mendojnë se vjen momenti i Kristjan Asllanit. Pas largimit të Brozovic, mesfushori shqiptar është zëvendësuesi ideal i turkut në atë pozicion të mesfushës.
Asllani konsiderohet me shumë gjasa si titullari i ndeshjes së nesërme, por këtë gjë do ta konfirmojë vetë Inzaghi në konferencën për shtyp përpara sfidës. /abcnews.al