×
  • Showbiz
  • Show

    Capital T tregon përse nuk ka menaxher: E keqkuptojnë rolin e tyre, bëhen më yje se këngëtarët

    Insajderi
    23 October 2022 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artisti nga Prishtina, Trim Ademi, apo siç njihet me emrin artistik Capital T është shumë i pëlqyer për publikun.

    I njëjti deri më tani ka sjell hite të shumta, ndonëse pa ndihmën e askujt, pasi nuk ka ndonjë person të dytë që i qëndron nga pas.

    Capital T është ndër të paktët yje të estradës që nuk ka menaxher.

    Për këtë ka folur së fundmi në emisionin “Barber Shok” me Fis Junikun, ku thekson se menaxherët shpesh keqkuptojnë rolin e tyre në industrinë muzikore shqiptare.

    “Kohën kur ia kam nisur unë nuk ka pasur as menaxherë në lojë, tani kanë filluar lekët, interesi e kështu. Nuk kam mundur të gjejë dikë që më reprezenton mua. Menaxherët në industrinë tonë shpesh e keqkuptojnë rolin e vet bëhen më yje se artistët”, u shpreh ai.

    “Me artistët që i kam njohur unë janë 90 për qind më ndryshe sikur i shohin njerëzit apo sikur i portretizojnë, më thjesht më përtokë. Menaxherët tani mendojnë se janë më yje se i kanë të gjitha gjërat në dorë. Është lodhje, në fund të fundit jam 100 për qind unë. I marr përsipër të mirat dhe të këqijat, çfarëdo që ndodhin”, vazhdoi më tej Kapo.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark