Carlo Ancelotti ndihet fajtor për humbjen në derbi nga Atletico Madridi.
Real Madridi u mposht 1:3 pasi bëri shumë gabime në mbrojtje.
“Nuk e nisëm lojën mirë, nuk jemi mbrojtur mirë, nuk ishim të vëmendshëm në zonën tonë. Kur ata shkuan në avantazh prej 2:0, e bënë lojën që donin, duke u mbrojtur mirë dhe duke kërkuar tranzicione të shpejta”, deklaroi fillimisht trajneri italian.
“Unë mendoj se sistemi nuk ishte një problem, por një brishtësi mbrojtëse. Ne nuk ishim kompakt dhe ata e shfrytëzuan. Kur skuadra nuk bën atë që duhet të bëjë, është përgjegjësia ime. E mbaj mbi supe këtë, është faji im.”, shtoi ai.
“Los Blancos” e pësuan humbjen e parë sezonale me Atleticon që kreu punë qysh në pjesën e parë.
Reali e kishte dominuar rivalin lokal në vitet e fundit, por dy golat e Alvaro Moratas dhe një i Antoine Griezmannit bënë që Madridi të vishet Kuq e Bardhë.