Carlo Ancelotti i ka idetë e qarta për të ardhmen dhe nuk dëshiron të drejtojë ndonjë kombëtare. Trajneri i Real Madrid ka dhënë një intervistë për ESPN Columbia.
Ai është ngacmuar nga Faustino Asprilla, ish-lojtar i Parma, nëse e mendon veten në krye të kombëtares së Italisë. Ancelotti flet qartë dhe e mbyll si opsion.
“Nuk e di, nuk e di. Më pëlqen puna e përditshme e stërvitjes së ekipeve. Duhet ta mendoj një rol në kombëtare, por nuk mendoj se do ta bëj”, ka thënë Ancelotti.