×
  • Sport
  • Sport

    Casillas dhe kjo fjali drejtuar Piques, që i thotë të gjitha: Duhet të të vijë tup…

    Insajderi
    11 February 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gerard Pique dhe Iker Casillas ishin protagonistët e një “përleshjeje” të ndodhur mbrëmjen e së premtes, në prag të javës së gjashtë të “Kings League”. Ish-lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës me të vërtetë kanë ngacmuar njëri-tjetrin për vendimet e diskutueshme të arbitrave që kanë vendosur ndeshjet e kaluara.

    Diskutimi mes të dyve, i cili ushqeu duopolin Madrid-Barcelona, ​nisi kur Gerard Pique kujtoi César Muñiz Fernández, një ish-arbitër spanjoll në La Liga. Ish-lojtari Blaugrana dhe presidenti aktual i “Kings League” kujtoi një penallti që iu dha “Los Blancos” në atë kohë, gjatë ndeshjes Elche-Real Madrid në sezonin 2012-2013.

    Në fakt, Pique kujtoi penalltinë e fituar nga mbrojtësi portugez Pepe, e cila më pas çoi në golin vendimtar të bashkatdhetarit të tij Cristiano Ronaldo.

    “Ky është një nga episodet më të famshme dhe historike, një nga turpet e Real Madridit, një prej tyre”, – thotë Pique. Një qëndrim i qartë, i cili megjithatë shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Casillas.

    Pak para se ish-portieri i Real Madridit të shprehte mendimet e tij, Pique ishte përpjekur t’i hidhte “ujë zjarrit” duke thënë “nuk dua të futem në këtë çështje”, duke iu referuar edhe vetëkandidimit të Muñiz Fernández për të arbitruar ndeshjet e “Kings League”.

    Një përpjekje për të zbutur tensionin evident dështoi. “Turp të të vijë, kujto ndeshjen kundër Chelsea”, – u përgjigj Casillas, duke kujtuar atë arbitrimin e famshëm dhe të diskutueshëm të norvegjezit Tom Ovrebo në “Stamford Bridge” në gjysmëfinalen e Champions League, sezoni 2008-2009.

    https://www.youtube.com/watch?v=bzj4upX95e4

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark