×
  • Sport
  • Sport

    Cassano nuk i ndal kritikat, këtë herë bie “pre” Rrahmani: Ishte faji i tij, Napoli ta zëvendësoj

    Insajderi
    19 April 2023 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Napoli u eliminua nga Champions League, pasi u mposht me rezultat të përgjithshëm 2-1 nga Milani. Si gjithmonë Antonio Cassano bën analizën e takimevë në emisionin e tij “Boto TV”.

    Kritikat këtë herë ishin drejt Amir Rrahmanit. Sipas Cassanos, mbrojtësi shqiptar ishte fajtor në golin e pësuar nga Leao dhe se Napoli duhet të gjejë një mbrojtës tjetër.

    “Milani bëri një lojë si një skuadër e vërtetë. Por goli erdhi sepse Rrahmani nuk shkaktoi faull. Në momentin që Leao mori topin, ai nuk duhet ta linte që të ikte.

    Leao la pas katër lojtarë dhe bëri një paraqitje fantastike në të dyja pjesët. Milani ishte një ekip që ja vlente ta shikoje. Napoli krijoi shumë pak, sidomos në pjesën e parë.

    Gjithsesi urime Napolit për progresin e bërë deri më tani, por për të bërë një hap të fundit, duhet të marrin një qendërmbrojtës të një niveli më të lartë”, tha Cassano.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark