Një grua ka humbur jetën në orët e mbrëmjes në Fushë Kosovë si pasojë e goditjes nga një veturë. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se viktima është e moshës 20 vjeçare. Deri më tani, drejtuesi i automjetit që goditi këmbësoren nuk është arrestuar.