Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka mbërritur në Tiranë për një takim me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, dhe kryeministrin Edi Rama.
Gazetari i Supersport, Jurgen Zela raportoi në një lidhje direkte se kreu i qeverisë evropiane të futbollit po drekon me presidentin Duka, teksa në orën 15:00 do të takohet me Ramën në kryeministri.
Më pas një vizitë në zyrat e FSHF-së, teksa Superport do të raportojë në kohë reale zhvillimet e ditës së sotme. Ceferin ka zbarkuar në kryeqytetin shqiptar në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen për kreun e FSHF-së (2 mars).
Presioni i politikës nuk mungon, diçka kundër parimeve dhe pavarësisë së UEFA-s. Ceferin do të diskutojë edhe në lidhje me finalen e Conference League, që do të zhvillohet më 25 maj në “Air Albania”.
Axhenda e Ceferin
12:30 – mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”
13:00 – drekë me presidentin e FSHF-së Armand Duka
15:00 – takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama
16:00 – vizitë në FSHF
18:00 – largimi nga Tirana