Këngëtarja kanadeze Celine Dion për herë të parë ka kënduar pas vdekjes së burrit të saj në Caesars Colosseum të Las Vegas-it.
Ajo ka kënduar këngën All By Myself për burrin e saj tashmë të ndjerë, Rene Angelil, raporton Tmz.
Duke kënduar këngën në nota të larta, ajo ka qarë vazhdimisht.
Burri i këngëtare, vdiq gjatë muajit janar,pas një beteje të gjatë që kishte me kancer.
Deri në mes të marsit në çdo koncert të saj, Dion do të ja dedikoj 10 minutat e parë të paraqitjes Renes./Insajderi.com