×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Cenim i privatësisë”- Pse dështoi projekti i pikës vrojtuese të dylbive në Podujevë?

    Insajderi
    22 February 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para tri viteve u paraqit projekti për ndërtimin e pikës vrojtuese përmes dylbive në Balloc të Podujevës, por mos konsultimi i komunës me banorët e fshatit bëri që ky projekt të dështojë. Pika vrojtuese u thye nga disa persona dhe mbeti në gjysmë.

    Komuna e Podujevës, përkatësisht drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në vitin 2021 kishte njoftuar për projektin e ri në fshatin Balloc të kësaj komune.

    Në kodrën e Ballocit do të vendosej pika vrojtuese, ku përmes dylbive parashikohej të shihej i gjithë qyteti dhe fushëgropa e Llapit.

    Kështu kishte njoftuar gjatë asaj kohe drejtori, Pajtim Balaj. Madje ishte paraqitur edhe pamja me 3D se si do të dukej kjo hapësirë e kësaj pike vrojtuese.

    Por, kanë kaluar pothuajse 3 vite dhe kjo hapësirë ka mbetur në një gjendje të mjerueshme dhe e lënë në gjysmë, dhe si duket shkak ka qenë mos konsultimi me banorët e këtij fshati për ndërtimin e saj në atë vend.

    Sipas ish drejtorit për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, ka pasur sulme nga disa banorë duke e thyer atë pikë vrojtuese.

    Foto e pikës vrojtuese në fshatin Balloc të Podujevës, gjatë këtij viti:

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me drejtorin për Kulturë, Pajtim Balaj, i cili tha se kjo pikë ishte ndërtuar në tërësi, por dylbitë pas vendosjes janë thyer nga disa persona të zonës.

    “Ajo është ndërtuar në tërësi. Por është thyer me pas nga dikush. Dylbitë nuk jane vendosur, pasi që xhamat e pare janë thyer menjëherë pas përfundimit të punimeve. Koston nuk e mbaj në mend, ajo ka qenë pjesë e një kontrate të zhvillimit ekonomik, në të cilën kanë qenë disa produkte”.

    Siç ka thënë ai arsye e kundërshtimit kishte qenë cenimi i privatësisë së disa banorëve nga vendosja e pikës vrojtuese.

    “Dylbitë për këtë shkak kurrë nuk janë vendosur dhe sot e asaj dite gjenden në zyreën e Drejtorit të DPZHE. Ndër arsyet për kundërshtim, ka qenë cenimi i privatësisë së disa banoreve nga vendosja e pikës vrojtuese”, ka thënë Balaj.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me drejtorinë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Podujevës, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje. /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark