Ylli i tenisit, Nick Kyrgios, do të përballet me gjykatën muajin e ardhshëm në kryeqytetin australian, Canberra, pasi dyshohet se kishte rrahur ish-të dashurën e tij në fund të vitit të kaluar, shkruan CNN.
Avokati Jason Moffett, i cili thuhet se përfaqëson Kyrgiosin, tha se ai ishte informuar për këtë çështje, e cila ishte “në kontekstin e një marrëdhënieje familjare”. Moffett shtoi se klienti i tij është në dijeni të akuzës.
Kyrgios, i cili do të luajë me Cristian Garinin e Kilit të mërkurën në Wimbledon, ka arritur në çerekfinalen e tij të parë të një Grand Slami në shtatë vjet.