20:44 - 20 Mars 2023

Dy ditë më parë në Ohër u mbajt takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, ka reaguar pas këtij takimi i cili ka theksuar se është i zhgënjyer nga takimi.

“I zhgënjyer total, i mërzitshëm total. Çdo familje që nuk ka ndi dhe s’ka mujtë me fjet deri sot, mos mu ndi asnjë fjalë e njerëzve të cilët i kanë të humbur edhe 1617 veta. O zotni njerëz janë, fëmijë i kemi, përditë po na qesin ujë të valë në zemrat tona.” – tha Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”.