×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës u diskutua në Senatin Amerikan, reagon këshilltarja e Kurtit

    Insajderi
    18 May 2023 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc,  ka thënë se për herë të parë në Senatin Amerikan është përmendur çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur senatori Bob Menendez ka kërkuar nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës.

    “Po ashtu senatori Menendez në Hearing-un e sotëm nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia. Pikërisht këto ishin temat, për të cilat me diskutuam në vizitën tonë në Capitoll Hill, më 2 mars të këtij viti”.

    “Prandaj sot, ndjej krenari që temat që ne trajtuam bashkërisht në vizitën e fundit në SHBA, por edhe në vizitat tjera, po fillojnë të marrin kahen e duhur të trajtimit në qendrën e vendimmarrjes, Senatin amerikan”, ka thënë Sinani.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark