×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë, kjo është gjendja e tyre shëndetësore

    Insajderi
    27 April 2024 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë.

    Rasti ka ndodhur në në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

    Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Qazim Reka.

    Ndërsa në Qendrën emergjencës në Spitalin e Ferizajt, mjeku kujdestar Sefedin Fazliu ka deklaruar “se pas orës 23.00 afër orës 24 kemi pranuar dy pacientë të cilët kanë qenë të lënduar me armë zjarri”.

    “Të dy pacientët kanë qenë të lënduar nën gjurin e djathtë. Të dy pacientët kanë qenë jashtë rrezikut për jetë. Pas marrjes së trajtimit në Qendrën e Emergjencës në Spitalin e Ferizajt dhe pas bërjes së radiografive dhe konsultës nga ana e ortopedit të dy pacientët janë transferuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë nga ana e kirurgut vaskular po ashtu edhe nga ana e neurologut nëse ka nevojë”, tha Fazliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark