×
Show / Fashion

Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm të dielave, që duhet ta bëjmë edhe ne?

Insajderi
10 February 2019 - 11:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë gjithë javës mezi e presim të dielën, por kur vjen nuk është se kemi ndonjë dashuri të madhe sepse fillon të na kap ankthi i javës së re që po nis dhe kërkon angazhim dhe përgjegjësi të reja.

Megjithatë, sipas një studimi të “monster.com” nëse do t’i referoheshim gjërave që njerëzit e suksesshëm bëjnë gjatë ditës së diel do të vinim re se në fakt kjo mund të jetë dita më produktive e javës.

-Të dielave duhet të kaloni kohë potenciale me familjarët tuaj. Tregojini njëri tjetrit gjithçka s’keni mundur t’i tregoni gjatë javës.

-Planifikoni diçka të këndshme, mund të jetë piknik, një drekë jashtë, një ngjitje në mal: gjithçka që do jua zbukuronte ditën.

-Organizoni në kokën tuaj se çfarë do të donit të arrinit në javën që vjen dhe do të ndiheni sikur i keni gjërat tërësisht në vijë.

-Mos e lini aktivitetin fizik të dielave, kështu do të dembeloseni dhe do të ndiheni edhe më keq.

-Lexoni ndonjë artikull interesant në internet që nuk keni pasur kohë ta lexoni gjatë javës.

-Bëni punë vullnetare, çfarëdo qoftë do ju bëjë të ndiheni sikur jeni mjaft të nevojshëm për komunitetin ku jetoni.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark