×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë emcione për suedezin! Ibrahimovic luan së bashku me djalin e tij te AC Milan U18

    Insajderi
    16 February 2023 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic luajti kundër të rinjve të Milanit, i përfshirë ishte edhe i biri i tij Maximilian.

    Pas një periudhe të gjatë jashtë fushave të blerta, Zlatan Ibrahimovic i është rikthyer stërvitjeve te kampioni aktual i Serie A, AC Milan.

    Sulmuesi suedez po vuante nga një lëndim në gjurin e tij, dhe rikuperimi i morri kohë të gjatë.

    Ibrahimovic ishte i përfshirë sot në ndeshjen stërvitore të skuadrës kundër të rinjve të Milanit. Milani zhvilloi një ndeshje stërvitore kundër lojtarëve të grupmoshës U18, ku krahas Ibrahimovic u përfshi edhe i biri i tij, Maximilian.

    Suedezi, i cili mbush këtë vit plot 42 vjet, luajti kundër të birit të ti që ka 16 vjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark