Nëse jeni djegur nga dielli atëherë ajo çfarë duhet të bëni është:
Bëni një dush të ftoftë- Një dush me ujë të ftohtë është ajo çfarë ju duhet për të qetësuar lëkurën. Gjithashtu aplikimi i një peshqiri të lagur me ujë të ftohtë do të kryente punë.
Përdorni zbutës për lëkurën- Një losion me aloe vera ose një krem do të zbuste lëkurën dhe djegien.
Mos i prekni flluskat- Nëse keni flluska në lëkurë si pasojë e djegies mos i prekni ato me dorë. Pastroni me ujë dhe përdorni ndonjë krem dezinfektues, në mënyrë që të shmangen infeksionet.
Gjithsesi është shumë e rëndësishme ta dini se përpara se t’i ekspozoheni diellit duhet patjetër të vendosni SPF-në apo kremin kundër diellit.