×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Drejtoria e Inspeksionit problematike për Bullqin, nuk po rehatohet” – Maqastena reagon pas shkarkimit të Mulliqit

    Insajderi
    03 August 2022 - 19:41

    Ish-drejtorit i Inspeksionit në komunën e Podujevës, Bedri Maqastena ka reaguar pasi kryetari Shpejtim Bulliqi shkarkoi nga detyra drejtorin e Inspeksionit, Besnik Mulliqin. Fatin e njëjtë si të Mulliqit e kishte pasur dikur edhe Maqastena, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimit ne Facebook, Maqastena ka kërkuar një sqarim të menjëhershëm lidhur me matjen e performancës se zyrtarëve në komunë, pasi shkarkimi i Mulliqit është i treti me radhë, shkruan Insajderi.

    “Komuna e Podujevës duhet të jap menjëherë sqarime nëse performanca e punës ka filluar të matet me nënshtrim dhe ndëgjueshmëri. Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë po del të jetë problematike për kryetarin e kësaj komune. Ai nuk po mund të “rahatohet” për të tretën herë me ngarkesa e shkarkesa, pasi që personi i tretë me radhë shkarkohet në harkun e një viti kohor”, ka shkruar Maqastena.

    Maqastena ka pyetur se cilat janë kriteret për të qenë adekuat për ta udhëhequr këtë drejtori.

    “Dhe natyrisht, si qytetarë të Podujevës duhet ti mësojmë se cilat janë kriteret për të qenë adekuat për ta udhëhequr këtë drejtori. Në fund, po na ndodhë si shpesh të distancohemi nga veprimet dhe vendimet që po merren nga Komuna, fatkeqësisht, një gjë e tillë s’do të duhej të ndodhte!”, ka shkruar ish-drejtorit.

    Me tej, Maqastena ka shtuar se Vetëvendosja është krijuar për t’i luftuar veprimet e pandershme dhe të paligjshme.

    “Në ndërkohë që Lëvizja VETËVENDOSJE! është krijuar për t’i luftuar veprimet e pandershme dhe të paligjshme.I ftoj strukturat e qendrës së VV-së në komunën tonë të japin sqarime në lidhje me hyrjet e daljet e shpeshta në ketë drejtori”, shkruan Maqastena.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për shkarkimin e Besnik Mulliqit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark