×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çfarë kuptimi ka nëse shihni në ëndërr që po iu bien dhëmbët?

    Insajderi
    30 November 2021 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ëndrrat gjithmonë kanë një kuptim…

    Shikoni sikur ju bien ose ju thyhen dhëmbët në ëndërr?

    Kjo ëndërr, që njerëzit zakonisht e mbajnë mend, mund të tregojë diçka të rëndësishme për jetën tuaj, veçanërisht për shëndetin.

    Kur ju bien ose thyhen dhëmbët, ju pengojnë që të flisni apo hani normalisht. Truri po përpiqet t’ju tregojë se duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi vetes, si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

    Ëndrra sikur po ju bien dhëmbët mund të jetë gjithashtu një shenjë se duhet të keni një person në jetën tuaj ku mund të mbështeteni. Mund të mos e kuptoni, por, nëse nuk keni një person në jetën tuaj që kujdeset për ju, thellë-thellë keni një dëshirë të madhe për ta pasur.

    Siç mund ta shikoni, ka disa mënyra interpretimi për këtë ëndërr. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kujdeseni për veten, të ushqeheni shëndetshëm, të flini mjaftueshëm dhe të bëni një jetesë normale.

    Sapo t’i rregulloni këto gjëra në jetën tuaj, edhe ëndrrat do të zhduken.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark