×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë kuptimi ka termi për të cilin u përplasen Haxhiu me Musliun?

    Insajderi
    09 March 2023 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, në seancën e Kuvendit deputetja e PDK-së , Ganimet Musliu ka deklaruar se në Kosovë nuk ka femicid. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se që nga viti 2000 në Kosovë janë vrarë 66 gra, për faktin e vetëm se janë gra.

    Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Gratë, UN Women, femicidi përkufizohet vrasje e qëllimshme që lidhet me gjininë.

    Nxitës të këtyre vrasjeve mund të jenë rolet e stereotipizuara gjinore, diskriminimi ndaj grave dhe vajzave, raportet e pabarabarta të pushtetit midis grave dhe burrave apo normave të dëmshme shoqërore.

    Pra, nxitës mund të jetë kur një grua nuk nënshtrohet (normat gjinore e definojnë se burrat duhet të jenë më dominant se gratë), kur vendosë vetë për jetën e saj (rapote të pabarabarta pushteti- gruaja nuk mund të thotë fjalën e fundit), etj./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark