Pyetja që mundon shumë nga njerëzit që shërohen nga virusi është se çfarë ndodh tani: A mund të infektohem më? Pas sa kohësh jam imune? Përgjigjja e një studimi të ri nuk është ajo që dëshirojmë të lexojmë, por shkencëtarët e Nanjing University Medical dolën në përfundimin se antitrupat mund të qëndrojnë për një muaj.
Shenjat e imunitetit zhduken shpejt nga pacientët që kanë kaluar me simptoma të rënda coronavirusin, në më pak se një muaj pasi kanë lënë spitalin.
Studiuesit që shikojnë antitrupat – substanca në gjak që zhvillojnë imunitet kundër virusit – kanë zbuluar se ata bien ndjeshëm sapo një pacient shërohet. Ky zbulim është shqetësues për shpresat se njerëzit do të bëhen imunë ndaj Covid-19, pasi ta kenë kaluar herën e parë.
Shumica e njerëzve që u dërguan në shtëpi nga spitali shfaqën shenja të antitrupave, duke sugjeruar se trupat e tyre kishin mësuar të mbroheshin nga virusi, por nuk ishin të fortë.
Rreth 81% e pacientëve kishin antitrupa, zbuloi studimi kinez i kryer nga shkencëtarët e Nanjing University Medical, por vetëm një ‘pjesë e vogël’ e tyre kishte aftësinë për të neutralizuar – ose vrarë – virusin.
Nëse njerëzit bëhen apo jo imunë ndaj Covid-19 pasi e kanë kaluar, mbetet një mister.
Ka shenja që trupi mëson ta shmangë, por gjithashtu ka një numër në rritje të rasteve ‘të besueshme’ kur njerëzit infektohen përsëri.
Nëse trupi nuk mund të mbajë antitrupa për një kohë të gjatë, kjo mund të thotë që një vaksinë nuk mund të ofrojë mbrojtje të përhershme, siç shpresojnë shkencëtarër dhe politikanët në të gjithë botën.
Shkencëtarët në Kinë monitoruan 19 pacientë të sëmurë jo-rëndë dhe shtatë të sëmurë rëndë Covid-19 për një muaj dhe tre javë për të përcaktuar progresin e përgjigjes së tyre të antitrupave.
Studimi tregon se tre deri në katër javë pas daljes nga spitali, aktiviteti neutralizues i antitrupave nga pacientët e rikuperuar ra ndjeshëm.
Studimet e kaluara kanë dalë në përfundime të kundërta me këtë – që antitrupat mund të zgjasin me muaj pasi dikush është shëruar nga sëmundja – ndërsa të tjerët kanë vërejtur se njerëzit mezi formojnë imunitet.