×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Çfarë ndodh me trupin pas vetëm një nate pa gjumë

    Insajderi
    16 December 2023 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse gjumi gjatë natës është i domosdoshëm që organizmi i njeriut të jetë gati për funksionimin e përditshëm, shumë njerëzve u ka ndodhur që pas vetes të kenë një natë pa gjumë. Por, edhe pse një natë pa gjumë nuk duket si diçka e rëndësishme, ajo mund ta dëmtojë organizmin tuaj.

    Sipas rekomandimeve të organizatave shëndetësore, të rriturit duhet të flenë nga shtatë deri në nëntë orë gjatë natës, ndërsa mungesa e gjumit mund ta rritë rrezikun e shumë problemeve shëndetësore.

    Megjithatë, sipas studimeve të reja, vetëm një natë pa gjumë mund të jetë e dëmshme për organizmin tuaj.

    Kur kaloni më shumë se 18 orë pa gjumë, presioni i gjakut do të fillojë të rritet dhe kjo rrit rrezikun e një ataku kardiak ose goditjeje në tru. Përveç kësaj, një natë pa gjumë mund t’i ulë ndjeshëm nivelet e testosteronit te meshkujt.

    Mjeku Andrey Zinchuk thotë se mungesa e gjumit mund ta dëmtojë trurin dhe të ndikojë në mënyrën se si ndërveproni me njerëzit dhe mund të shkaktojë nervozizëm, ta rritë stresin dhe ta ulë përqendrimin.

    Përndryshe, gjumi me cilësi të dobët rrit rrezikun e obezitetit dhe diabetit, sëmundjeve të zemrës, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të tjera.

    Sipas Healthdirect, mungesa e gjumit mund të rritë nivelet e dopaminës në organizmin tuaj. Edhe pse ky tingëllon si një lajm i mirë – sepse sa më gjatë të qëndroni zgjuar, aq më i mirë mund të jetë disponimi juaj – mjekët këshillojnë që të mos e bëni këtë në asnjë mënyrë. Në fakt, ata rekomandojnë që kohën e lirë ta shfrytëzoni për një shëtitje ose ndonjë lloj aktiviteti tjetër fizik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark