×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Çfarë ndodhi në “DWTS”? Moderatori i njohur ‘zhgënjehet’ me Olta Gixharin

    Insajderi
    28 November 2023 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I ftuar në emisionit “Në Shtëpinë Tonë” , konkurrenti i “DWTS” Eni Shehu, është treguar ‘i zhgënjyer’ nga Olta Gixhari , që sipas tij , “e paketoi”.

    “Në një moment, e vlerësoj shumë sinqeritetin dhe mendimin e drejtpërdrejtë që Olta i shprehu ato që kishte për mua. Them që është diçka që duhet ta reflektoj vërtet, është, kur ajo shprehet në ate mënyrë aq të ashpër ka ardhur aty ku nuk mban më”.

    A nuk mendon se mund të t’i thoshte kritikat jo aq publikisht, për aq kohë sa jeni miq?

    “Jo, më mirë publikisht. Ne jemi në një spektakël ku marrim pjesë të dy, në privat është tjetër gjë. Më paketoi në publik. U teprua pak sepse unë kisha kërcime vërtet të mira, rumba”.

    Eni Shehu i është përgjigjur dhe kritikave pse nuk shkoi të shikonte në spital partneren e tij pas incidentit në “DWTS”.

    “Unë e përjetova shumë keq, madje jam penalizuar duke më thënë “pse nuk i shkove Erisës në spital”. Unë u shokova, nga ajo që ndodhi, të nesërmen ne kemi komunikuar në telefon bashkë”.

    Eni dhe Odeta në natën e ”Dancing With the Stars”, kushtuar festave të nëntorit u shfaqën më sensual se kurrë, me një rumba.

    Performanca e tyre nën tingujt e këngës “Era” të Mira Konçit dhe Faton Maculës, u shoqërua me kritika të shumta nga anëtarët e jurisë, kryesisht Oltës dhe Ilirit.

    Na ana tjetër Olta Gixhari debatoi me Odetën, të cilës i kërkoi që t’i japë më shumë hapa dhe koreografi Enit, që sipas saj “e ka lënë në hije”.

    Olta: Avantazhi juaj është që ti Odeta bën koreografinë dhe nuk jam fare e lumtur që Eni të paraqitet me këtë koreografi, që 90% të kërcimit është në hije.

    Odeta: Është një kërcim sensual që partnerët nuk mund të rrijnë larg njëri tjetrit. Eni ka pasur hapat e rumbës.

    Olta: Do doja ta nxirrje në dritë.

    Odeta: Analiza që i bëhet Enit më shumë është që s’ka bërë hapa.

    Olta: Sonte s’kishte fare, sot vetëm të kam mbajtur vetëm ty.

    Olta: E njoh rumbën.

    Odeta: Nga fillimi deri në fund ka pasur hapa të rumbës.

    Olta: Nëse do i thoja Enit që dil e kërco vetëm, ai nuk do dinte çfarë do bënte sepse vetëm ty të ka mbajtur.

    Olta: Interpretimin e kishe shumë të mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark