×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania? Luizi “përplaset” me Valbonën

    Insajderi
    20 February 2023 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lideri i shtëpisë u zgjodh ndryshe këtë herë. Dy zarfe u futën në shtëpi, ku banorët u ndanë në dy grupe, djemtë qënduan në dhomën e ndjenjes dhe vajzat në dhomën e grimit.

    Djemtë dhe vajzat votuan më vete për liderin e shtëpisë. Me shumicë votash fitoi Valbona, e cila edhe këtë javë do jetë në krye të shtëpisë dhe do të ndajë të gjitha punët.

    Zgjedhja e liderit krijoi “përplasje” mes saj dhe Luizit. Ky i fundit i tha Valbonës që ai votoi për të, ndërsa nga grupi i vajzave nuk kishte asnjë votë për Luizin

    Valbona tha se ajo dhe vajzat e tjera e kishin kuptuar sikur duhet të zgjidhnin  një vajzë si lidere. Luizi u shpreh se zarfi nuk e përcaktonte diçka të tillë, ndaj po diskutonte me Valbonën.

    Kjo e fundit i tha Luizit që ajo vërtetë nuk e kishte kuptuar ashtu zarfin dhe i tha Luizit se nuk e ka “shitur” atë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark