Mediat arabe raportojnë se sulmuesi francez Karim Benzema është larguar nga Arabia Saudite.
Nuk u treguan detajet rreth situatës, por raportohet se ka arsye private pse ai nuk u stërvit me Al-Ittihad.
Benzema pak ditë më parë fshiu profilin e tij në Instagram me më shumë se 76 milionë ndjekës dhe shumë prej tyre përmendën si arsye kritikat e ashpra në rrjetet sociale, me të cilat ai nuk mundi të përballonte.
Benzema është konsideruar fajtori kryesor për rezultatet e dobëta të Al-Ittihad këtë sezon.
Ai u përqesh nga fansat , të cilët ia dhanë pseudonimin e veçantë “Ben Hazima” që domëthënë “biri i humbjes”.