×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Çfarë po ndodh? Rusia i ndalon hyrjen Barack Obama-s

    Insajderi
    19 May 2023 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Jashtme ruse tha të premten se ish presidenti amerikan Barack Obama ishte në mesin e 500 qytetarëve amerikanë që do të ndaloheshin si përgjigje ndaj sanksioneve të fundit nga Uashingtoni.

    Ministria tha gjithashtu se Rusia kishte refuzuar kërkesën e fundit të SHBA për qasje konsullore ndaj gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili u arrestua në mars me dyshimin për spiunazh.

    Kjo lëvizje u shkaktua nga refuzimi i SHBA-së muajin e kaluar për t’i dhënë viza mediave që udhëtonin me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në Kombet e Bashkuara, thuhet në një deklaratë.

    “Uashingtoni duhet të kishte mësuar shumë kohë më parë se asnjë sulm i vetëm armiqësor ndaj Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar”, thuhet më tej në deklaratën e ministrisë së jashtme ruse.

    Më herët të premten, SHBA njoftoi masa ndëshkuese kundër më shumë se 300 objektivave, si një ndëshkim ndaj Rusisë për pushtimin që ka nisur në Ukrainë prej shumë muajsh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark