×
  • Showbiz
  • Show

    Zuckerbergu i bën vetes dhuratë për ditëlindje superjahtin 300 milionë dollarësh

    Insajderi
    08 May 2024 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mark Zuckerbergu i ka bërë vetes dhuratë një jaht të ri, 118 metra të gjatë. CEO i Meta-s ka investuar 300 milionë dollarë në jahtin që ka hapësirë për 24 të ftuar dhe 48 anëtarë të ekuipazhit.

    Launchpadi, i cili u pagëzua si “Projekti 1010” gjatë ndërtimit, fillimisht u porosit në kantierin holandez Feadship nga oligarku rus Vladimir Potanin.

    Oligarku është aksionari kryesor i Norilsk Nickel, një kompani minerare siberiane që prodhon 15% të nikelit dhe 40% të paladiumit të përdorur në botë. Para fillimit të luftës, pasuria e tij vlerësohej në mbi 30 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun e dytë më të pasur në Rusi.

    Dizajni i Launchpad u trajtua nga studio e arkitektit Espen Øino, ndërsa ambientet e brendshme iu besuan studios franceze Zuretti Interior Design. Sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë e detyruan më pas Potanin të hiqte dorë nga porosia.

    Pasi sanksionet perëndimore penguan Potanin të përfundonte blerjen e anijes, jahti u ul në kantierin holandez për disa kohë, përpara se autoritetet holandeze të jepnin dritën jeshile për shitjen te një blerës i ri.

    Jahti, u pa së fundmi i ankoruar në Port Everglades të Floridas. Tashmë në mesin e dhjetorit, disa media kishin raportuar një vizitë të Zuckerberg në kantierin e anijeve Feadship në Holandë dhe pas asja ndalese të bashkëthemeluesit të Facebook, anija u pa në ujërat e SHBA.

    Dhe kjo vetëm sa nxit hipotezën se blerësi përfundimtar është themeluesi i Facebook, i cili e ka marrë në zotërim jahtin në prag të ditëlindjes së tij, të cilën do ta festojë më 14 maj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark