×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Çfarë politike është kjo – sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë”, Hoti bën një listë të projekteve të bllokuara

    Insajderi
    26 January 2024 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka pyetur Qeverinë se kur do të zhbllokohen 295 milionë euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

    Hoti përmes një postimi në “Facebook”, ka renditur edhe projektet që janë bllokuar si pasojë e masave ndëshkuese.

    Teksa tha se asociacionin edhe sanksionet po i bartim.

    “Kur do të zhbllokohen 295 mil euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian? Këtë përgjigje duhet dhënë Qeveria në Komisionin Parlamentar.  Çfarë politike e Qeverisë është kjo: edhe sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë bashkë me zgjedhjet e reja në veri”, ka shkruar Hoti.

    Postimi i plotë:

    Kur do të zhbllokohen 295 mil euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian? Këtë përgjigje duhet dhënë Qeveria në Komisionin Parlamentar.
    Çfarë politike e Qeverisë është kjo: edhe sanksionet i bartim, edhe asociacionin e pranojmë bashkë me zgjedhjet e reja në veri.

    Ja lista e projekteve të bllokuara:

     92 mil euro: rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve të Prishtinës
     9.95 mil euro: menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë rrethore
     9 mil euro: menaxhimi i integruar ndërkomunal i mbeturinave në rajonin e Dukagjinit
     7.2 mil euro: përmirësimi i rrjetit të transmisionit, faza VII
     7 mil euro: mbështetja e institucioneve të ndryshme për t’iu qasur politikave dhe legjislacionit me standardet e BE-së si dhe zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
     6 mil euro: mbështetja e kthimit të komuniteteve dhe ri-integrimi i tyre në shoqëri
     3 mil euro: efikasiteti energjetik në ndërtesat publike në komuna
     3 mil euro: qasje e barabartë e vajzave dhe djemve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin para fillor, fillor dhe të mesëm
     2.5 mil euro: përmirësimi i përfshirjes sociale për gratë dhe burrat nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë
     2 mil euro: rrjeti për grumbullimin e kanalizimeve dhe ujërave të stuhisë në Prishtinë
     1 mil euro: programe të vullnetarizmit për të rinjtë dhe të rejat.
     0.8 mil euro: përkrahja e profesioneve juridike
     0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Ferizaj
     0.35 mil euro: studimi i fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark