×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çfarë tha Ambasadori Hovenier në fjalimin e 4 Korrikut për masat e SHBA ndaj Kosovës

    Insajderi
    07 July 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në fjalimin e tij në festën e djeshme të ambasadës për 4 Korrikun e potencoi se SHBA është e palëkundur në mbështetjen ndaj Kosovës. Megjithatë, nuk kaloi pa e përmendur edhe raportin aktual mes Kosovës dhe SHBA-së.

    “Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen e tyre për popullin e Kosovës në konceptimin dhe më pas realizimin e këtij vizioni ambicioz. Ne mbetemi të palëkundur në bërjen e kësaj. Dhe ashtu si Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përpiqen për të përmbushur idealet e tyre themeltare pas 247 vjetësh, shpresoj se do të pajtoheni se edhe Kosova, në disa raste, nuk ka arritur në [përmbushjen] e idealeve të saj themeltare, pavarësisht se ka arritur përparim të jashtëzakonshëm në 15 vitet e fundit”.

    Në këtë frymë, Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre qëndrojnë me popullin e Kosovës në mbështetje të plotë të avancimit dhe arritjes së vizionit të saj themelues për një shtet demokratik, laik dhe multietnik.

    Hovenier tha se masat ndëshkuese për Kosovën nga SHBA erdhën si reaksion ndaj vendimeve të Kosovës që u morën, siç tha ai, në kundërshtim me këshillat e tyre. Por, Hovenier tha se këto masa i ndërmorën në emër të përkushtimit të tyre për ta mbështetur popullin e Kosovës.

    “Dhe ju lutemi ta dini se derisa ne ofrojmë këshilla, derisa ne ju kërkojmë të bëni gjëra që duken ose që janë të vështira; ose derisa ndërmarrim veprime si pasojë ose në përgjigje të vendimeve që janë në kundërshtim me këshillat ose kërkesat tona, ne e bëjmë këtë në përputhje me përkushtimin tonë afatgjatë për të mbështetur popullin e Kosovës për t’iu afruar këtyre idealeve shumë ambicioze që ka vendosur për veten e tij”.

    “Pra, sot, ndërsa festojmë 247 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si shtet i lirë, i pavarur, sovran, ne gjithashtu pranojmë dhe festojmë së bashku 15 vjetorin që kur Kosova arriti pavarësinë e saj, përparimin e jashtëzakonshëm që populli i Kosovës ka bërë në këtë periudhë të shkurtër të kohës dhe premtimin për përparim shtesë në dobi të të gjithë popullit të Kosovës. Si përfundim, dua gjithashtu ta vë në pah se ngjarje të tilla nuk ndodhin vetvetiu”, tha Hovenier.

    Në festën për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së që e organizoi dje ambasada amerikane morën pjesë edhe krerët e vendit presidentja Osmani, kryeparlamentari Konjufca e kryeministri Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark