×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Çfarë thonë autoritetet, liderët botërorë dhe ekspertët për Bitcoinin?

    Insajderi
    19 January 2018 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Monedha kriptografike Bitcoin po sjell një prej revolucioneve më të mëdha në historinë e financave në 100 vitet e fundit, raporton PCWorld Albanian.

    Shumë prej jush mund të jeni skeptikë për Bitcoin dhe teknologjinë blockchain megjithatë shumë liderë botërorë, ekonomistë, ekspertë të industrisë, CEO dhe investitorë kanë artikuluar mjaft lëvdata në drejtim të monedhës.

    Bitcoini dhe fenomeni blockchain dhe fuqia e tyre për të inovuar janë të pandashme.

    Të gjithë jemi dëshmitarë sesi TCP/IP ndryshoi internetin, sesi Google u bë ky që njohim sot përmes internetit.

    Bitcoin dhe blockchain do të shtyjnë industrinë globale financiare drejt kufijve të rinj, kështu e konsiderojnë disa prej personazheve më të spikatura të botës së teknologjisë dhe financave, citate këto të cilat PCWorld.al i sjell në vazhdim.

    Çfarë thonë liderët botërorë, ekonomistët, dhe ekspertët për Bitcoin?

    Peter Thiel

    Bashkëthemelues i PayPal

    “PayPal ka pasur qëllim krijimin e një monedhe të re virtuale. Ne dështuam në këtë mision dhe thjeshtë kemi krijuar një sistem pagesash. Mendoj se bitcoin ka potencialin për tu shfaqur si një monedhë e vërtetë por sistemi i pagesave i mungon. Është i vështirë për tu përdorur dhe kjo është sfida e vërtetë e tij.”

    Eric Schmidt

    Ish Kryetar Ekzekutiv i Google

    “Bitcoin është një arritje e jashtëzakonshme. Thjesht ideja e të krijuar të një diçkaje e cila nuk mund të kopjohet në botën dixhitale mjafton për të nxjerrë në pah vlerën e pamatshme të bitcoin.”

    Al Gore

    Ish zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara

    Kur monedha bitcoin këmbehet në para tradicionale, pikërisht këtu duhet ndërhyrë nga autoritet. Mendoj se është diçka fantastike të zëvendësohet funksioni i qeverisë së një vendi nga një algoritëm.”

    Richard Branson

    Themelues i Virgin Galatic

    “Mendoj se po funksionon. Mund të ketë monedha të tjera të ngjashme me të të cilat mund të jenë më të mira. Por rreth Bitcoin sillet një industri e tërë. Njerëzit kanë bërë pasuri përmes tij e të tjerë kanë humbur para. Vlera e tij është e luhatshme, por edhe sot njerëzit bëjnë para duke shfrytëzuar luhatjen e monedhave që kemi në qarkullim.”

    Milton Friedman

    Nobelist në Ekonomi

    “Mendoj se interneti do të jetë një prej forcave të cilat do të reduktojnë rolin e qeverisë. E vetmja gjë që mungon dhe që së shpejti do të implementohet është e-paraja.”

    John McAfee

    Themelues i McAfee

    “Vë bast se në një periudhë afatgjatë bitcoin do të kapë vlerën e 500,000 dollarëve. Nuk është një investim spekulativ edhe pse aktualisht po përdoret nga njerëzit si i tillë. Ndërsa rrjeti i Bitcoin zgjerohet, vlera e monedhës rritet.”

    Bill Gates

    Themelues i Microsoft

    “Bitcoin premton kjo sepse tregon sesa i lirë është. Bitcoin është më i mirë se ky sistem që kemi sepse eliminon përdorimin fizik të parasë, diçka e papërshtatshme për transaksionet e mëdha.”

    Nassim Taleb

    Analist

    “Bitcoin është fillimi i diçkaje të jashtëzakonshme. Një monedhë pa një qeveri që e kontrollon, diçka e domosdoshme dhe imperative. Do të duhet kohë përpara se të ndërtohet besim mbi të.”

    Jeff Garzik

    Bashkëthemelues i Bloq

    “Kur dëgjova për herë të parë për bitcoin e mendoja të pamundur. Si mund të kesh një para terësisht dixhitale? Por sikur të kopjoja hardiskun tuaj do të kisha në duar bitcoinët tuaj? Nuk e kuptoja sesi funksiononte dhe bëra kërkime. U mahnita.”

    Peter Diamandis

    Themelues i X Prize

    “Në themel bitcoin është një monedhë inteligjente dizajnuar për të ardhmen. Nuk kemi më nevojë për banka, nuk paguajmë më tarifa ekstra për kartat e kreditit, për transfertat e parave, të këmbimit dhe nuk kemi nevojë për një jurist për të kryer transaksionet.”

    PCWorld.al sjell sesi Bitcoin dhe monedhat e tjera kriptografike trajtohen në shtetet e zhvilluara si Australia, Japonia dhe Zvicra

    Japonia, ndryshe nga fqinjët e Koresë dhe Kinës të cilët do të implementojnë masa ndaj monedhave kriptografike, ka hapur dyert për Bitcoin.

    Monedha më popullore në planet është e legalizuar në vendin ishullor dhe shumë biznese kanë nisur të përfitojnë nga avantazhet që ofron monedha.

    Bitcoin është metodë zyrtare pagese. Në Dhjetor një kompani filloi të paguante punonjësit në bitcoin për një pjesë të pagës.

    Në Dhjetor dy banka Zvicerane, Vontobel Holding AG dhe Falcon Private Bank thanë se ditët më të mira të bitcoin ende nuk kanë ardhur.

    Madje një kishë në Zyrih filloi të pranonte donacione në bitcoin. Zvicra është shndërruar në një qendër të komunitetit kriptografik

    Banorët e Chiasso-s në Zvicër mund të paguajnë taksat në Bitcoin. Provinca Zug në Zvicër konsiderohet si Silicon Valley e kriptomonedhave.

    Që nga data 27 Tetor qeveria Zvicerane aprovoi pagesën e shërbimeve shtetërore deri në 200 franga në Bitcoin për banorët e Zug.

    Australia është një tjetër shembull i një bashkëjetesë të shkëlqyer me monedhat kriptografike.

    Autoritetet financiare Australiane lejojnë blerjen dhe shitjen e monedhave kriptografike dhe në një udhëzim të publikuar më 1 Korrik të 2017-ës, shitjet dhe blerjet e monedhave si bitcoin nuk janë subjekt taksimi.

    Cilat janë përfitimet e shteteve te cilat kane vendosur ta pranojnë?

    Vendet që kanë hapur dyert për bitcoin janë kryesisht shtete me një liri ekonomike të lartë. “Monedhat dixhitale janë mënyra më efektive për të rritur lirinë ekonomike. Ato kanë potencialin për të pasuruar një vend të varfër dhe përmirësuar jetën e miliarda njerëzve,” shprehej evangjelisti i Bitcoin dhe CEO i Coinbase Brian Armstrong.

    Çfarë do të thotë liri ekonomike? Është e drejta fondamentale e çdo njeriu për të kontrolluar punën dhe pronën e tij thotë Fondacioni Heritage.

    Në një shoqëri me ekonomi të lirë, çdo individ është i lirë të punojë, prodhojë, konsumojë dhe investojë në çfarëdo mënyrë që dëshiron.

    Bitcoin ka një impakt madhor në lirinë ekonomike të një vendi thotë investitori engjëll Rogers Ver dhe kjo arrihet përmes disa faktorësh:

    • Është më e lehtë të nisësh një biznes
    • Forcon të drejtën e pronës
    • Promovon tregtinë e lirë
    • Promovon kontratat e lira
    • U siguron njerëzve një rrugëdalje nga sistemet e korruptuara

    Ver beson se mundësia është aty për çdo vend që kërkon të rrisë lirinë ekonomike dhe tu sigurojë qytetarëve të saj një të ardhme me mirëqenie më të lartë.

    “Mjafton që një vend të pranojë bitcoinin dhe ai vend ka për tu bërë një fuqi ekonomike,” shprehej Ver. /PCWorld Albanian

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark