Nuk dëgjojmë shpesh që lojtarë nga kampionati shqiptar i futbollit të transferohen lojtarë në drejtim të kampionatëve kryesore, sidomos drejt klubeve të njohura.
Simon simoni, portieri 18-vjeçar i Dinamos ka bërë një hap të madh në karrierën e tij. Portieri i talentuar do të transferohet në Bundesliga nga 1 janari, konkretisht te Frankfurt.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet klubi i Dinamos me një postim në rrjetet sociale.
“FC Dinamo ka kënaqësinë t’iu njoftojë se ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit Simon Simoni në Bundesliga-n gjermane.
Prej muajit Janar, portieri 18-vjeçar do të jetë pjesë e ekipit të Eintracht Frankfurt.
FC Dinamo i uron Simonit suksese në karrierë dhe i shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë me fanelën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!”