×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Challandes: I lumtur që Domgjoni ka zgjedhur Kosovën – shumë futbollistë të tjerë ëndërrojnë Gjermaninë ose Zvicrën

    Insajderi
    04 October 2021 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën e parë para ndeshjeve të tetorit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar2022”, raporton Insporti.com.

    Challandes në konferencë është paraqitur me të zakonshmi, Bajram Shala. Përzgjedhësi i “dardanëve” do të flet për listën e futbollistëve të ftuar dhe sfidat para ndeshjeve.

    Në pyetjen e gazetarëve se çfarë mund t’i sjellë Kosovës afrimi i Toni Domgjonit, ai e ka vlerësuar shumë duke thënë se është një mesfushor modern.

    Ai po ashtu, ka folur se shumë futbollistë me origjinë nga Kosova që luajnë për grupmoshat e reja të kombëtareve tjera, ëndërrojnë të luajnë për Gjermaninë ose Zvicrën.

    “Toni Domgjoni ka qenë pjesë e Zvicrës U-21. Mund të themi që bëhet fjalë për një futbollsit shumë cilësor, një futbollsit modern. Futbollist që bënë gjithçka, që mund të vrapojë shumë, Domgjoni është një futbollit që jep shumë në aspektin defanziv po ashtu edhe në atë defanziv. Është shumë i përshtatshëm për ekipin tonë. Aktualisht është në Holandë, nuk po luan shumë por i ka kualitetet. Jam shumë i lumtur që ka vendosur të luajë për Kosovë. Futbollsitët që kanë gjasa reale që të luajnë për kombëtarët tjera, në momente të caktuara nuk mund të vendosin për Kosovën, mbase ata futbollistë ëndërrojnë që të luajnë për Gjermaninë dhe Zvicrën, por shpresoj që ata të vendosin për Kosovën”, raporton Insporti.com.

    Kosova do të jetë mysafire e Suedisë në ndeshjen e parë me nëntë tetor, ndërsa më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Gjeorgjinë. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark