Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me Greqinë me rezultatin 1:1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton Insporti.com.
Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll me rezultat 1:1.
Pas ndeshjes, ka reaguar trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
“Kemi merituar më shumë, e ndjej këtë. Kemi humbur dy pikë, por nuk ishte e lehtë të luash ndaj një skuadre të tillë”, ka thënë Challandes në RTK.
“Ata luajnë shumë shpejt me top dhe janë të mirë në mbrojtje. Nuk është e lehtë ta fitosh topin ndaj Greqisë. Nuk mund të jemi të zhgënjyer me barazimin”, tregoi ai.
“Nganjëherë kemi pasur probleme me pasimin e fundit dhe situata jonë standarde nuk ka qenë e mirë. Kemi ndryshuar paksa strategjinë dhe kemi luajtur vertikalisht. E kemi analizuar ndeshjen ndaj tyre në shtatorin e vitit të kaluar, kur ishim shumë keq. Kishim luajtur keq”, shtoi trajneri zviceran.