Valltarja e njohur nga Horlanda, Charlice Jahannes, ka realizuar një koreografi së bashku me ekipin e saj më këngën BonBon të Era Istrefit.
Për këtë koreografi është e vetëdijshme edhe këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi. Në fakt, vetë valltarja e ka falënderuar Erën për pëlqimet e videove të saj ku shihet duke vallëzuar.
Nuk është vetëm valltarja nga Holanda e cila ka bërë koreografi me këngën BonBon. Shumë të huaj kanë bërë koreografi vallëzimi, remix, cover apo edhe video ilustruese.
Kënga BonBon e Era Istrefit ka arritur të shikohet mbi 24 milion herë në YouTube./Insajderi.com