Arsenali ka fituar me rezultat 1-0 në udhëtim te rivali lokal, Chelsea, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.
Topçinjtë e Mikel Artetas kanë vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, duke mposhtur edhe Blutë dhe duke rikthyer kryesimin e ligës.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 63-të dhe u shënua nga Gabriel Magalhaes, i cili shënoi pas asistimit të Bukayo Saka.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht shënuesi i golit të fitores, Gabriel, i cili u vlerësua me notë 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin e vendasve, Raheem Sterlin që u notua me 5.9.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Granit Xhaka, i cili pas paraqitjes së mirë u notua me 6.7, ndërsa Armando Broja për rreth 30 minuta lojë u notua me 6.3.