×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Chollet bisedon me Vuçiqin: Asociacioni të formohet urgjentisht

    Insajderi
    27 April 2023 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë thelbësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për dialogun me Kosovën, e në veçanti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ai shkroi në Twitter të enjten se me Vuçiqin ranë dakord për fuqizim të partneritetit mes dy vendeve, ndërsa takimi më 2 maj mes presidentit serb dhe kryeministrit Albin Kurti, tha se pret të jetë konstruktiv.

    “Pata bisedë thelbësore e pozitive me presidentin Vuçiq. U dakorduam për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit mes SHBA-së dhe Serbisë dhe fokus të përbashkët patëm përparimin në dialog, veçanërisht nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Presim një takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, shkroi Chollet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark