×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Chollet: Nuk po shohim implementim nga asnjëra palë në marrëveshje

    Insajderi
    18 May 2023 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit, Derek Chollet, në dëshminë e tij para Komitetit për Punë të Jashtme në senatin Amerikan, ka treguar se ka rezerva nga Kosova dhe Serbia për t’u angazhuar si duhet në dialog.

    Chollet tha se ShBA-të dhe BE-ja nuk janë duke parë implementim nga asnjëra palë në marrëveshje, ndaj do vazhdojnë intensivisht të përqendruar në mënyrë që të arrihet normalizimi.

    “Nuk po shohim implementim nga asnjë prej palëve në marrëveshje, është diçka që zoti Escobar ka qenë i përqendruar. Kam folur edhe me Borrellin, edhe BE-ja është e përqendruar në këtë, për këtë arsye jemi angazhuar me diplomaci intenzive në mënyrë që të dy palët t’i përmbushin zotimet e marrëveshjes”.

    “Ne këtë marrëveshje e konsiderojmë ligjërisht të obligueshme”.

    Tutje, sekretari Chollet tha se do t’i qëndrojnë besnik Kosovës edhe pas zbatimit të marrëveshjes.

    “Ne jemi angazhuar dhe ua kemi bërë të qartë miqve kosovarë që do të angazhohemi me ta edhe më tej nëse kjo marrëveshje e normalizimit implementohet”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark