×
Show

Chris Brown dëshmon në gjykatë për vdekjen e adhuruesit të tij

Insajderi
08 March 2016 - 16:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi amerikan Chris Brown, ka dëshmuar të martën para trupit gjykues për vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, gjatë një koncerti të mbajtur një vit më parë në San Jose të Kalifornisë.

Paul Briley, njëri nga personat e plagosur ka paditur reperin, duke pretenduar se ai është përgjegjës për atë se çfarë i kishte ndodhur.

Në anën tjetër, reperi Brown ka mohuar faktin të jetë përgjegjës për këtë incident duke thënë se nuk është përgjegjësi e tij, pasi ai ka thënë se ruajtja e klientëve “është përgjegjësi e klubit”.

Nuk është hera e parë që në koncertet e Chris Brown ka pasur të shtëna me armë zjarri. Gjatë një koncerti në Oakland dhe në West Hollywood,dy persona mbetën të vrarë ./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark